Përmirësohet situata te Partizani, dy afrimet e verës bëhen gati për t’u bashkuar me skuadrën

Partizani i nisi përgatitjet për ndeshjen me Erzenin me shumë mungesa, teksa së fundmi kanë ardhur dy lajme të mira. Marcelino Preka dhe Da Silva thuajse i kanë lënë pas problemet në rrëzat e kofshëve dhe janë kthyer në stërvitje me ekipin.

PARTIZANI

Të dy pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen me Erzenin, megjithëse mbetet në dyshim aktivizimi nga minuta e parë. I veçuar në stërvitje është kthyer edhe Masanga Matondo.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Engjëll Hoti, teksa ende në dyshim është prania e të dyve në ndeshjen me Erzenin. Ndërkohë, Romero e ka kaluar më shpejt seç pritej problemin në gju dhe është stërvitur normalisht me ekipin që nga e marta. Nga ana tjetër Mensah mbetet ende jashtë.

Arena e Lajmit


Përmirësohet situata te Partizani, dy afrimet e verës bëhen gati për t’u bashkuar me skuadrën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook