Milani duhet të investojë 100 milionë euro, Leao kërkon për rinovim t’i paguajnë gjobën dhe…

Rafael Leao ka treguar me fakte se dëshiron të mbetet te Milani me refuzimin ndaj Çelsit, por ka kërkesa gjithnjë e më të qarta dhe të rëndësishme në lidhje me rinovimin e kontratës, e cila i skadon pas dy vitesh.

leao

Portugezi ka një mosmarrëveshje me Sportingun e Lisbonës me vlerë 19 milionë euro: shuma duhet të paguhet përgjysmë mes Leaos dhe Lilës.

Megjithatë, Milani kishte dalë garant duke propozuar një zgjidhje. Klubi kuqezi do të kishte paguar gjysmën e gjysmës së detyrimit të Leaos, ndërsa pjesa tjetër do të paguhej gjithmonë nga Milani, duke u zbritur në rinovimin e një kontrate për 5 vitet në vijim”.

PRETENDIMI – Tani, megjithatë, bisedimet kanë pësuar një kthesë të fuqishme. Javët e fundit Leao dhe menaxherët e tij kanë qenë të qartë.

Lojtari kërkon që të paguhen plotësisht nga “Djalli” paratë e gjobës që i ka vënë gjykata për prishje të njëanshme të kontratës me Sportingun tri vite më parë.

Përveç kësaj, ai ka ngritur edhe pretendimet në lidhje me rrogën. Ai nuk do më 6 milionë, por 7 neto në sezon.

Do të shohim, pra, nëse mbi këtë bazë do të arrihet një marrëveshje mes palëve me kuqezinjtë që mund të marrin në konsideratë shitjen e lojtarit verën e ardhshme, për të mos thënë që në merkaton e janarit nëse do të jenë eliminuar nga Champions-i.

BISEDIMET – Në këto rrethana, bisedimet duken të destinuara të vijojnë për disa muaj. Milani do të mundohet të blindojë xhevahirin e skuadrës së Piolit.

Nëse arrihet akordi për rinovimin, përveç rrogës së 23- vjeçarit, do të duhet të ndryshojë edhe klauzola.

Aktualisht është në vlerën e 150 milionë eurove, por me siguri që do të rritet me të paktën 100 milionë euro të tjera në mënyrë që të shmanget zhvatja e Leaos nga ndonjë klub milioner siç u rrezikua pak javë më parë me Çelsin.

Arena e Lajmit


Milani duhet të investojë 100 milionë euro, Leao kërkon për rinovim t’i paguajnë gjobën dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook