Në një komunikim për mediat, Damian Gjiknuri u pyet lidhur me audiopërgjimet për 21 janarit se përse është pro një rihetimi për 21 janarin, por përse nuk ka kërkuar rihetim për organizatorët e dhunës pasi kreu i PD Berisha e ka akuzyar si nxitës.
Gjiknuri theksoi se në atë kohë hetimet janë bërë dhe se është i hapur për çdo hetim .
Pyetje: Audiopërgjimet për 21 janarin. Ju kërkoni rihetim për 21 janarin për se nuk kërkoni rihetim të plotë për organizatorët e protestës pasi është zoti Berisha ai që ju akuzon si nxitës të dhunës.
Gjiknuri: hetimi është bërë, protesta që qytetarë. Dhe prokuroria nuk gjeti asgjë të paligjshme sa i përket organizimit. E kuptoj që është dëshirë për të miksuar gjëra që nuk duhet. Audio përgjimi është bërë publik është zbardhur dhe i takon prokurorisë të merret. Ajo çështje i është nënshtruar hetimit ë plotë.
Fjala tërmet është një metaforë politike, është metafora e suksesit politik kur nuk e pret, Unë e thoja në privat, Berisha dhe të tjera e përdorin në publik, por në fund të fundit pasurova fjalorin politik.