Gjeti golin e parë me fanellën e Barcelonës, ish-mesfushori i Mialnit e nis me rekord te katalanasit

Deri të martën, Frank Kesi kishte pasur role episodikë te Barcelona në këtë fillim sezoni. Mesfushori i ardhur nga Milani kishte luajtur në 3 takime në La Liga, por vetëm 37 minuta.

kesi

Megjithatë trajneri Ksavi e kishte ruajtur lojtarin nga Bregu i Fildishtë për takimin e parë në Ligën e Kampioneve kundër Viktoria Pilzen dhe mesfushori nuk e ka lënë t’i shpëtonte ky rast.

Ai ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës në debutimin e tij në Champions. Ishte goli i tij pas 13 minutash lojë, që i çeli rrugën suksesit 5-1 të katalanasve kundër kampionëve të Çekisë.

Goli i tij ka qenë për rekord, pasi është bërë debutuesi i Barcelonës që shënon golin më të shpejtë në Ligën e Kampioneve, duke thyer rekordin që mbahej nga Buskets në vitin 2008.

Arena e Lajmit


Gjeti golin e parë me fanellën e Barcelonës, ish-mesfushori i Mialnit e nis me rekord te katalanasit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook