FOTO/ I vjedhur në Greqi, por u tentua të futej në Shqipëri, bllokohet ‘Benzi’ luksoz në Follorinë, dy shqiptarë në pranga

Whatsapp Image 2023 04 03 At 09.44.29

Nuk janë të pakta rastet kur mjetet e vjedhura nga Greqia futen në Shqipëri. I tillë është dhe ky rast, ku policia greke ka ndaluar në Follorinë një ‘Mercedes-Benz’ luksoz në tentativë për të kaluar kufirin në Shqipëri, ndërsa në pranga ka rënë një 31-vjeçar dhe një 43-vjeçar, të dy shqiptarë.

Mjeti rezulton i vjedhur më 11 mars 2023 në Pallini të Athinës. Mjetit i ishte falsifikuar, gjë që e verifikoi dhe numri i shasisë dhe targat. Mediat greke raportojnë se rrugën për kalimin e këtij mjeti të vjedhur e kontrollonte një ‘Fuoristradë’.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 2 automjete, 1 palë targa, 3 celularë, 2510 euro si 37.500 lekë shqiptare.

Arena e Lajmit

FOTO/ I vjedhur në Greqi, por u tentua të futej në Shqipëri, bllokohet ‘Benzi’ luksoz në Follorinë, dy shqiptarë në pranga

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook