Berisha deklaratë për mediat: Rama të dorëhiqet menjëherë, një monstër që nuk njeh parim

22ab3ce3 6d1c 40a1 8a3e 2a3aa551be89

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim për mediat ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së ti ai gjithashtu theksoi se ky mbetet një objektivi i panegociushëm duke e quajtur kryeministrin një armik të lirisë.

“Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm.
Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër. Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit”, tha Berisha.

 

Më tej Berisha deklaroi: Zhvillimet e fundit për të cilat unë dua të falënderoj departamentin e Drejtësisë së SHBA, hetimet e FBI që faktojnë se Edi Rama pagoi një killer, një vrasës për të vrarë pluralizmin në Shqipëri, një agjent rus. Ky është një alarm, kushtrim, apel për çdo shqiptar , jo vetëm demokratë, për të përzënë nga pushtetit këtë armik të shqiptarëve.

Kjo është beteja finale, absolutisht Shqipëria paqe, nuk do të mund të ketë më pa largimin e kësaj kalbësire. Ka përdorur paratë, shërbimet, kontraktuar njëshin e kundërzbulimit të FBI për t’i futur thikën PD dhe për ta nxjerrë nga skena politike. PD do t’i japë atij reston. Çdo demokrat është para alternativës të ekzistencës apo jo të PD, të mbrojtjes së saj me çdo çmim dhe kjo nënkupton largimin e Ramës. Shqipëria nis betejën finale kundër këtij armiku. Duhet të shkulim, të përmbysim, të heqim një minutë e më parë këtë kalbësirë nga maja e ekzekutivit shqiptar,. Ftoj socialistët e ndershëm të bashkohen në këtë përpjekje jetike për të ardhmen e Shqipërisë. Jam i sigurt se beteja do të kurorëzohet me sukses. Parlamenti do të jetë çdo ditë siç u bë sot. Largimi i Ramës nga pushteti është largimi absolut i PD. Qeveria është e Deripaskës sa kohë Rama të rrijë në krye të ekzekutivit, këtu është një betejë jetë a vdekje për demokracinë shqiptare.

Arena e Lajmit

Berisha deklaratë për mediat: Rama të dorëhiqet menjëherë, një monstër që nuk njeh parim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook