Erling Haland është kthyer shumë shpejt në idhullin e tifozëve të Mançester Sitit, pasi me paraqitjet e tij dhe me golat që po shënon, po udhëheq këtë skuadër drejt majave në kampionat e në Ligën e Kampioneve. Por nga ana tjetër e qytetit nuk janë shumë të kënaqur me të, pasi tifozët e Mançester Junajtid shohin gjithnjë e më shumë se me praninë e tij te blutë, dominimi i të kuqve në qytet tashmë ka përfunduar.
Një tifoz në fakt është munduar të ngacmojë Haland, pasi kishte pikasur këtë të fundit teksa ecte në rrugët e qytetit të Mançesterit. “Ke ardhur në anën e gabuar të Mançesterit”, ishin fjalët e tifozit ndaj norvegjezit.
Ky i fundit si për çudi, iu përgjigj pa hezituar. “Më dashurojnë këtu”, ishin fjalët e tij ndaj tifozit, i cili më pas vendosi t’i bënte një lutje sulmuesit. “Eja te ne në sezonin e ardhshëm, te Junajtid”, ishin fjalët e tij, që nuk morën përgjigje nga norvegjezi.
Erling Haaland casually walking on the streets of Manchester 😂 pic.twitter.com/vMvMB5qG5E
— ⁹ 8x🏆 (@ErlingRoIe) September 9, 2022
Arena e Lajmit