Forma e shkëlqyer/ Polaku, një “killer” i lirë në qarkullim

Të gjithë në Spanjë bien në një mendje se është e vështirë të gjesh një lojtar që të ketë shënuar kaq shumë gola sa Levandovski në hapat e tij të parë te Barcelona.

LEVANDOVSKI

Sulmuesit polak i kanë mjaftuar 5 ndeshje në këtë sezon për të fituar të gjithë tifozët. Ai është imazhi i kësaj Barçe të re: një skuadër solide, kompakte, fituese, e palodhur, e mbushur me talente dhe me një uri për gola.

Ish-sulmuesi i Bajernit komandon me dorë të hekurt të gjitha statistikat kur flitet për atë çfarë ndodh në zonën e rreptësisë. Deri më tani vetëm një lojtar është në gjendje të përballet sy më sy me të: Erling Haland, të tjerët janë ende larg. Me 89 golat në Champions, vetëm Ronaldo (140) dhe Mesi (125) janë mbi të, me Benzemanë tani tre gola larg, në vendin e katërt. Natyrisht, pas kësaj dite të parë europiane, ai kryeson tabelën e golashënuesve.

Ai është në krye të golashënuesve edhe në La Liga me 5 rrjeta në katër javë, po aq sa dhe Iago Aspas i Selta Vigos. Polaku numëron 50% të golave të Barçës në këtë sezon, shënon me çdo mënyrë: me të djathtën (6 gola), me të majtën (1), me kokë (1). Sot që flasim vetëm Haland mban ritmin e tij me 12 gola në 8 takime. Nëse polaku vazhdon kështu, Barça mund të ëndërrojë gjatë.

Arena e Lajmit


Forma e shkëlqyer/ Polaku, një “killer” i lirë në qarkullim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook