EKSKLUZIVE/ “Aksi” Kamëz-Rrogozhinë, zbulohen arbitrat e ndeshjeve të sotme në Kategorinë Superiore

Kategoria Superiore do të zhvillojë ditën e sotme dy ndeshje të javës së katërt të edicionit të ri futbollistik 2022/2023.

superiore

Në orën 15:00, do të luhen takimet, Kastrioti-Tirana në stadiumin e qytetit të Kamzës dhe Egnatia-Vllaznia, në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës.

“Panorama Sport”ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat që do të drejtojnë dy sfidat e ditës së sotme në Kategorinë Superiore.

Në ndeshjen Kastrioti-Tirana, arbitër kryesor do të jetë Andi Koçi, i mbështetur nga asistentët Maringlen Llukmani dhe Herald Lisaku.

Arbitër i katërt do të jetë Albert Doda.

Në VAR do të jetë Indrit Myrtja, ndërsa në AVAR, Jetmir Podgorica.

Në sfidën Egnatia-Vllaznia, arbitër kryesor do të jetë Kreshnik Cjapi, i mbështetur nga asistentët Ilir Tartaraj dhe Orgest Grabova.

Arbitër i katërt pritet të jetë Dorjan Maletaj.

Në VAR do të jetë Olsion Yzeiraj, ndërsa në AVAR, Marjus Qose.

ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

KASTRIOTI – TIRANA:

Arbitër kryesor – Andi Koçi (Durrës)

Asistent i parë –Maringlen Llukmani (Vlorë)

Asistent i dytë –Herald Lisaku (Durrës)

Arbitër i katërt – Albert Doda (Tiranë)

VAR –Indrit Myrtja (Shkodër)

AVAR –Jetmir Podgorica (Shkodër)

EGNATIA – VLLAZNIA:

Arbitër kryesor –Kreshnik Cjapi (Fier)

Asistent i parë –Ilir Tartaraj (Fier)

Asistent i dytë –Orgest Grabova (Fier)

Arbitër i katërt –Dorjan Maletaj (Tropojë)

VAR – Olsion Yzeiraj (Patos)

AVAR –Marjus Qose (Lushnje)

– Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ “Aksi” Kamëz-Rrogozhinë, zbulohen arbitrat e ndeshjeve të sotme në Kategorinë Superiore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook