Shefat e policisë do të vendosin nëse forcat e tyre kanë kapacitetet për të siguruar normalisht organizimin e javës së tetë të Premier Ligës (16-18 shtator, nga e premtja në të diel), duke qenë se në datë 19 është funerali i Mbretëreshës Elizabeta II.
Nëse do të merret vendimi për të shtyrë edhe javën e ardhshme, atëherë mund të mos ketë më asnjë ndeshje të Premier Ligës deri në datën 1 tetor, duke qenë se pas javës së ardhshme ndërpritet kampionati prej Ligës së Kombeve.
Arena e Lajmit