DETAJET/ Sherri mes 3 personave në ish-Bllok, 46-vjeçari u rrëzua dhe përplasi kokën në bordurë, ndërroi jetë pas 5 ditësh në spital

1617346265 Policiavlore1

Zbardhen detaje nga sherri i dhunshëm që i mori jetën 46-vjeçarit në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në 2 të natës më 31 mars në zonën e ish-Bllokut.

Mësohet se Henri Gjapi është konfliktuar me Gentian Taljen, ndërsa në sherr ka ndërhyrë edhe shtetasi Artur Gjolena.

Nga pamjet filmike që ka grupi hetimor, si pasojë e goditjes Gentian Talja është rrëzuar dhe i ka rënë koka në bordurë, ndërsa prej 5 ditësh ndodhej i shtruar në spital. Ndërkohë ditën e djeshme ai është futur në intubim dhe më pas ka ndërruar jetë.

Arena e Lajmit

DETAJET/ Sherri mes 3 personave në ish-Bllok, 46-vjeçari u rrëzua dhe përplasi kokën në bordurë, ndërroi jetë pas 5 ditësh në spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook