EMRAT/ Sherri mes tre personave në Tiranë, 46-vjeçari ndërron jetë në spital, shpallet në kërkim i riu

Tirane

Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pas plagëve të marra, gjatë një sherri të ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur më 31.03.2023, ku tre persona janë përplasur me njeri-tjetrin.

Mësohet se 25-vjeçari Henri Gjapi është konfliktuar me 46-vjeçarin Gentian Talja, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë sherrit ka ndërhyrë 41-vjeçari Artur Gjolena dhe ka goditur 25-vjeçarin.

Ndërkohë si pasojë e plagëve të marra 46-vjeçari, fatkeqësisht ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital. Ndërkohë vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj.

Arena e Lajmit

EMRAT/ Sherri mes tre personave në Tiranë, 46-vjeçari ndërron jetë në spital, shpallet në kërkim i riu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook