“Një rrugëtim plot emocione në një kampionat të bukur”, Duka uron Tiranën për titullin kampion: Na nderoni në arenën ndërkombëtare

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar klubin e Tiranës, pas sigurimit matematikisht të titullit kampion të 26-të në elitën e futbollit.

duka

Nëpërmjet një postimin në faqen zyrtare në “Facebook”, kreu i organit më të lartë të futbollit në Shqipëri, e ka cilësuar këtë sukses të bardhebluve si një rrugëtim plot emocione, në një kampionat të bukur. Sipas Dukës, klubi duhet të fillojë punën nga nesër për të nderuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

STATUSI I PRESIDENTIT ARMAND DUKA:

Urime Tirana!

Të dashur miq,

Dua t’i shpreh urimet më të mira KF Tirana për titullin e 26-të kampion. Sot është një ditë e merituar feste për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët. Një rrugëtim plot emocione në një kampionat me të vërtetë të bukur ku ende shumë enigma janë për tu zbardhur.

Më e bukura është përpara dhe klubi duhet të fillojë punën nga nesër për të nderuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Duka statusi5

Arena e Lajmit


“Një rrugëtim plot emocione në një kampionat të bukur”, Duka uron Tiranën për titullin kampion: Na nderoni në arenën ndërkombëtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook