“Qëllimi makabër, marrja peng e kreut të PD”, Berisha: Si rekrutoi Rama me korrupsion McGonigal për t’i futur thikën opozitës

Whatsapp Image 2023 01 27 At 13.00.13

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se Rama rekrutoi me korrupsion Charles Mcgonigal për t’i futur thikë opozitës dhe për të marrë peng kreun e opozitës. Ai shtoi se kjo ngjarje ka revoltuar qytetarët.

“Por, ajo që ka revoltuar në shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë, është fakti se Edi Rama ka arritur me fuqinë e tij korruptive të shndërrojë në mburojë korrupsionin ndërkombëtar, në mburojë të pushtetit të tij të korruptuar. Unë kam denoncuar këtu para jush këtë fenomen, ndër më të rrezikshmit, këtë pasojë, këtë fenomen, i cili arrin në formën më kulmore në rastin e regjimit të Edi Ramës.

Paguhet njeriu më i besuar i FBI-së për të sulmuar, për të ndërmarrë veprime, akte kundër opozitës demokratike të një vendi, me qëllimin makabër të marrjes peng të kreut të saj. Kur një akt i tillë kryhet ndaj një zyrtari të atij niveli të një vendi të lirë, përbën krimin më të shëmtuar, të cilët nuk mund të veprojnë kurrë ndaj një vendi tjetër të lirë. SHBA udhëheqin me vlerat, parimet dhe lirinë që ato mbrojnë.Edi Rama rekruton me korrupsion McGonigal për t’i futur thikën opozitës, për të çimentosur pushtetin korruptiv të Edi Ramës.”, tha ai.

“Qëllimi makabër, marrja peng e kreut të PD”, Berisha: Si rekrutoi Rama me korrupsion McGonigal për t’i futur thikën opozitës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook