Tentuan të trafikonin kanabis nga Shqipëria drejt Greqisë duke u hequr si turistë, burg dy rumunëve: S’dinim gjë për drogën

Kapshtive 770x399

Dy rumunët që u kapën me 118 kg drogë në Camper, janë lënë në burg. Masa u dha sot nga Gjykatës së Korçës.

Për dy shtetasit George Coman dhe Daniela Buturugaru u zhvillua seanca me dyer të mbyllura, ndërsa mediat u lejuan 5 minuta para fillimit të seancës për të filmuar. Avokati i tyre tha se klientët e tij kanë mohuar akuzat, duke shtuar se nuk dinin gjë për drogën.

SI U ARRESTUAN
2 shtetasit rumunë tentuan të trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirit me Greqinë, me një automjet rulot nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë.

Arena e Lajmit

Tentuan të trafikonin kanabis nga Shqipëria drejt Greqisë duke u hequr si turistë, burg dy rumunëve: S’dinim gjë për drogën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook