E rëndë në Himarë/ Ndërron jetën turisti çek pas humbjes së kontrollit të parashutës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

31891045 1885199254847759 1593885320 2

Një turist çek ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas hedhjes me parashutë në Himarë. Sipas policisë, 70-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin e parashutës si pasojë e një arresti kardiak.

Turisti çek është rrëzuar në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

E rëndë në Himarë/ Ndërron jetën turisti çek pas humbjes së kontrollit të parashutës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook