Vrasja në komisariat/ “Si do e lëmë bashkë?”, zbulohet biseda e fundit mes autorit dhe viktimës. 25-vjeçari e la makinën ndezur, gjenden 30 fishekë në…(VIDEO)

Whatsapp Image 2022 05 24 At 10.43.31 Am

Detaje të reja zbulohen nga vrasja e ndodhur dje në komisariatin numër 3 në kryeqytet, ku 25-vjeçari Ludian Zaimi, efektiv i policisë vrau kolegun e tij Caush Saliasi. Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për “BalkanWeb” bisedën e fundit mes autorit dhe viktimës.

“Si do e lëmë bashkë?”, i është drejtuar Ludian Zaimi kolegut të tij Caush Saliasi dhe më pas e ka qëlluar me pistoletë në komisariat.

Policia ka gjetur antidepresantë në shtëpinë e 25-vjeçari dhe mësohet se ai kishte marrë kontakte me një psikologe kohët e fundit.

Po kështu mësohet se autori i dyshuar e la makinën e ndezur para komisariatit. Në makinën e autorit u gjetën 30 fishekë
nga policia.

Vrasja në komisariat/ “Si do e lëmë bashkë?”, zbulohet biseda e fundit mes autorit dhe viktimës. 25-vjeçari e la makinën ndezur, gjenden 30 fishekë në…(VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook