Grupi i Alibeajt nismë për shkarkimin e Lindita Nikollës/ Gjekmarkaj në krah të Salianjit: E pakonsultuar, bëhet për të spostuar vëmendjen

Gjekmarkaj

Të tjerë zëra kundër Enkelejd Alibeaj në grupin e PD. Pas Ervin Salianjit edhe deputeti dhe nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj deklaron se nisma e Alibeajt për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla nuk është konsultuar me grupin e PD-së.

Sipas tij, kjo bëhet për të spostuar vëmendjen në renditjen e temave politike dhe për ndonjë qokë brenda në PS.

“Bie dakord me zotin Salianji! Nisma individuale për shkarkimin e zonjës Nikolla është e pakonsultuar me grupin e PD. Kjo bëhet për të spostuar vëmendjen në renditjen e temave politike dhe për ndonjë qokë brenda në PS. Nëse ne do kishim votat për të hequr Nikollën nuk ‘shtiem’ në ajër, shkarkojmë Ramën dhe e mbyllim çështjen e pushtetit. Kësisoj i kursejmë vendit edhe revolucionin”, ironizon Gjekmarkaj

Më herët deputeti i PD-së Ervin Salianji tha që kërkesa është e pakonsultuar.
“Çdo përpjekje tjetër për të zhvendosur vëmendjen nga kjo çështje, nga zbulimi i kësaj afere, dëmton interesat e opozitës dhe të qytetarëve shqiptarë. Në këtë sens shkon dhe një kërkesë e pakonsultuar, personale dhe pa diskutim për interesa meskine, kur në kushtet ku i gjithë presioni publik me të drejtë duhet të jetë te kryeministri, për të dhënë shpjegime, tek institucionet publike për të dhënë shpjegime për këtë rast, me njoftimet në media siç është bërë zakon, njoftohet që PD, ec e merre vesh se kush njofton kërkesa për shkarkimin e kryetares së Kuvendit apo për ngarkimin e dikujt tjetër. Nuk është problemi i Shqipërisë sot nëse ikën Lindita apo vjen Taulanti, problemi i Shqipërisë sot është çështja e tentativës për të korruptuar për interesa personale nga ana e kryeministrit të Shqipërisë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, të cilët institucionet shqiptare duhet të bëjnë hetim, transparencë të plotë”, tha Salianji.

Grupi i Alibeajt nismë për shkarkimin e Lindita Nikollës/ Gjekmarkaj në krah të Salianjit: E pakonsultuar, bëhet për të spostuar vëmendjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook