Mashtrimi me call center-at, eksperti i ekonomisë dhe gazetari zbulojnë taktikat: Ja si i zhvatin qytetarët, përdorin këto metoda

Call Center Mashtrimet1

Rastet e mashtrimit të shtetasve spanjollë nga call center-at e lokalizuara në disa shtete, mes tyre edhe në Shqipëri, ngritën në këmbë strukturat e drejtësisë europiane.

Për këtë rast u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Shënjestër” në News24. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi tha se në këto organizata kriminale kanë gjetur terren në vendin tonë.

“Në raportimet zyrtare në Shqipëri kanë rezultuar 804 kompani, me 30 mijë të punësuar, në vitin 2015. Në këtë vit ka pasur një gjallërim në ekonominë tonë. Në këtë sektor ka pasur një procedim të ligjshëm, në të njëjtën kohë shtrirja drejt vendeve si Shqipëria të këtij biznesi koicidon me dinamikën e zhvillimit të Bitcoin, dhe instrumente të tjera që kanë të bëjnë me transferim parash. Më pas veç sektorit formal, ndodh dhe fenomeni i informales. Bizneset që akumuluan para nga këto aktivitet, tentuan të zhvendosin ato në biznese të tjera, si restorante, etj”, deklaro ai.

Ndërkohë gazetari Besar Likmeta tha se kjo organizatë përdor metoda të sofistikuara për të mashtruar qytetarët.

“Është një organizatë e sofistikuar që përdor një metodë të inxhinierisë informatike, është gjuhë psikologjike që njeh dobësitë e njerëzve dhe i mashtrojnë. U thonë se paratë do të shumëfishohen, dhe u vënë në dispozicion imazhe sikur kanë para, por këto nuk janë të vërteta. Krimi kibernetik ka të përfshirë organizatat më kriminale. Është një rrjet e qendrave të thirrjes që shpërndahen dhe në disa vende, që janë të lidhura me këtë organizatë. Kjo është metodë mashtrimi shumë e sofistikuar, ku një armatë të rinjsh trajnohen dhe u jepet metodologjia sesi të mashtrojnë dhe ta fusin viktimën në disa hallka. Dhe njerëzve u duket interesante dhe mendojnë se do të fitojnë para. Dhe në këtë mashtrim bien pre persona nga çdo shtresë sociale”, u shpreh ai.

Preçi ka sqaruar edhe metodën sesi këta persona mashtrojnë qytetarët.

“Tek ne ka humbur mbrojtja e të dhënave personale, pra janë shitur dhe zotërohen prej këtyre kompanive me aktivitet kriminal. Një numër të punësuarish në këto call center detyrohen që të nxjerrin licensa si analist financiar që të shmangin konsekuencat juridike nëse identifikohen. Ata përdorin ton profesional në komunikim me zotëruesin e një shume parash, më pas përdoret terminologji e mirëfilltë përkatëse, i drejtohen viktimës që duan të gjuajnë me entuziazëm, e mbajnë bisedën personal, e sqarojnë klientin në detaje që i ngjallin besim, nuk e ndërpresin klientin kur shfaq pakënaqësi apo kur bën pyetje klienti. Bëhet fjalë që janë disa milion persona që kanë humbur para pasi janë mashtruar. Edhe tek ne përmasat janë shqetësuese”, tha ai.

“Ne kemi krijuar një armatë njerëzish të përfshirë në krim të organizuar që mashtrojnë. Është shumë e vështirë që këta njerëz t’i kthesh në një jetë normale dhe me rroga normale, pasi janë mësuar të zhvatin në këtë formë. Kjo krijon edhe një plagë sociale”, tha gazetari Likmeta.

Mashtrimi me call center-at, eksperti i ekonomisë dhe gazetari zbulojnë taktikat: Ja si i zhvatin qytetarët, përdorin këto metoda

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook