“Jemi ushtarë të çështjes kombëtare”, Mesila Dode: Ne kemi holokaustin e Çamërisë. Sot krerët e lartë të politikës s’kanë guxim të flasin, por…

Mesila Doda

Në 32-vjetorin e Shoqatës Çamëria, Mesila Dode u shpreh se çështja Çamërisë nuk duhet harruar, por duhet transmetuar brez pas brezi. Në gjithë këto vite, ajo theksoi se janë bërë shumë punë, por shtoi se ka ende për të bërë.

“Sot është një ditë e veçantë. Në kemi holokaustin e Çamërisë që u dogjën, u shpronësuan dhe dëbuan nga dheu i tyre dhe sot nga krerët e lartë të politikës nuk ka guxim të flasë. Puna e PDIU dhe puna jonë ka qenë një përkushtim jo i vogël dhe falë përkushtimit kanë pasur disa arritje. Rezoluta në parlamentin e Shqipërisë, bashkia e Çamërisë, e Konispolit. Lufta që është bërë për censusin, seanca e fundit ku Parlamenti foli”, tha Dode.

Gjithashtu gjatë fjalës së saj Mesila Dode u shpreh se me të gjitha pasiguritë apo tendencave për të mos i lejuar të zhvillohen, nuk do të ndalen derisa drejtësia të triumfojë.

“Jemi të gjithë ushtarë të çështjes kombëtare. Do të vazhdojmë me të gjitha pasiguritë dhe tendencat që kanë për të na zvogëluar, do të mendojmë që drejtësia për të gjithë kauzën tonë do të triumfojë. Së pari në qëllimet tona të mëdha është çështja kombëtare, ta ruajmë këtë Atdhe dhe t’ua transmetojmë brezave. Secili nga ne mund ta bëjë ndryshimin, ne jemi të gjithë në respekt të përkatësisë tonë të Atdheut tonë”, ka thënë ndër të tjera Mesila Dode.

Arena e Lajmit

“Jemi ushtarë të çështjes kombëtare”, Mesila Dode: Ne kemi holokaustin e Çamërisë. Sot krerët e lartë të politikës s’kanë guxim të flasin, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook