Statistikat interesante të Inter-Torino/ Skuadra “granata”, 4 vite pa fitore ndaj zikaltërve

– Interi dhe Torino janë përballur mes tyre 187 herë në kompeticionet zyrtare, prej të cilave 172 herë në Serinë A dhe 15 herë në Kupën e Italisë. Bilanci është ndjeshëm nëfavor të zikaltërve me 77 fitore të tyre ndaj 55 fitoreve torineze, ndërkohë që 44 sfida janë mbyllur në barazim.

IN TO

Interi nuk humbet kundër Torinos në kampionat që nga 27 janari 2019 (0-1). Që atëherë, pesë fitore të Interit dhe 1 barazim.

Interi ka fituar tri ndeshjet e fundit në “San Siro” kundër Torinos në Serinë A (duke shënuar gjithsej tetë gola). Zikaltrit nuk kanë mbërritur në katër fitore radhazi në kampionat ndaj “Granatave”, që nga 1976-ta, kur kishte mbërritur në shtatë fitore radhazi.

Interi ka humbur në 2 nga 5 ndeshjet e para të kampionatit dhe vetëm tri herë në histori ka regjistruar tri humbje në gjashtë javët e para të Serisë A: në 2011-2012 (4), në 2000-2001 (3) dhe në 1983-1984 (3).

Interi ka fituar në 6 ndeshjete fundit të Serisë A në shtëpi duke shënuar gjithmonë të paktën dy gola (18 në total). Zikaltrit mund të arrijnë tri fitore në tri ndeshjet e para në “San Siro” për herë të parë që nga sezoni 2019-2020 nën drejtimin e Kontes.

Torino ka fituar 3 nga 5ndeshjet e kampionatit (1 fitore, 1 barazim), por nuk karritur të fitojë dy fitore radhazi që nga janari.

Vetëm Monza (7) ka pësuar më shumë gola se Interi në pjesët e dyta të këtij kampionati (6 nga 8 gjithsej).

Arena e Lajmit


Statistikat interesante të Inter-Torino/ Skuadra “granata”, 4 vite pa fitore ndaj zikaltërve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook