Investim i përbashkët gjermano-zviceran/ Përurohet projekti 8.2 mln euro, banorët e Gjirokastrës do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm

Gjirokaster

Banorët e Gjirokastrës do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm falë investimit të përbashkët gjermano-zviceran që bëri të mundur përmirësimin e kapaciteteve të ndërmarrjes së ujësjellësit dhe zgjerimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Këtë të hënë u përurua përfundimi i punimeve te projektit me një financim total prej 8.2 milion Euro nga ku qeveria gjermane dhuroi mbi 7 milionë Euro dhe qeveria zvicerane mbi 1 milion.

Falë këtij investimi janë ndërtuar dhe rehabilituar tubat transportues, rrjetet e ujit dhe të kanalizimeve, rezervuarët dhe impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe u instaluan martesat nëpër banesa.

Të pranishëm në ceremoni ishin ambasadorja zvicerane Ruth Huber përfaqësuesi i bankës gjermane kfv Arne Gooss dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve Klevis Jahja.

Zyrtaret zbuluan tabelën tek zyrat e reja të ndërmarrjes rajonale të ujësjellësit, prenë shiritin tek stacioni i ri i pompave dhe vizituan një rezervuar të ri uji.

Arena e Lajmit

Investim i përbashkët gjermano-zviceran/ Përurohet projekti 8.2 mln euro, banorët e Gjirokastrës do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook