“Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e “Ramagate””, Meta: Me SHBA marrëdhënie vlerash, jo aferash

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se asgjë nuk do e ndalë zbardhjen e skandalit të cilin e ka cilësuar si “Ramagate”, dhe vendosjen përpara ligjit të “bandës së manipulatorëve”.

Meta shkroi se është krenar për mbrojtjen që i ka bërë Kushtetutës në kohën kur ishte President i Republikës dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA-në.

Sa i përket lidhjeve me Shtetet e Bashkuara, Meta vijoi se ruan marrëdhënie vlerash e jo aferash, duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit në vend.

“Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e “Ramagate” në vendin tonë dhe vendosjen përpara ligjit të kësaj bande manipulatorësh.
Krenar për mbrojtjen që i kam bërë Kushtetutës në kohën kur isha President i Republikës dhe për marrëdhëniet gjithmonë të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë marrëdhënie vlerash dhe jo aferash”, shkroi Meta.

“Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e “Ramagate””, Meta: Me SHBA marrëdhënie vlerash, jo aferash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook