VIDEO/ Tirana harron të fitojë, Kastrioti i merr barazimin në një ndeshje të “fjetur” në Kamëz

Sfida e luajtur në Kamëz midis Kastriotit dhe Tiranës nuk solli asnjë fitues, me të dyja skuadrat që u ndanë me nga një pikë.

kastrioti tirana

Një ndeshje e cila nuk pati shumë raste, me të dyja ekipet që u zgjuan vetëm në 20 minutat e pjesës së dytë, ku të dyja provuan të gjenin rrjetën, por pa ia dalë mbanë.

Kështu Tirana shkon në dy ndeshje radhazi pa fituar dhe ka grumbulluar vetëm 5 pikë në katër javët e para të kampionatit, po aq sa dhe Kastrioti.

REZULTATI: KASTRIOTI 0-0 TIRANA

KOMENTI LIVE:

90+6′ Mbyllet sfida!

90+5’ Kallaku jep një top te Xhixha dhe lëshon një gjuajtje me të parën, por tentativa e tij shkon jashtë, me një mundësi që mund t’i jepte fitoren.

90+3’ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Mehmeti dhe futet Çela.

90+3’ Elvi Berisha tenton një gjuajtje me të djathtën, por topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

90′ Gjyqtari i katërt akordon 5 minuta shtesë.

89’ Topi përfundon në këmbët e Karakaçit, i cili tenton një gjuajtje me të djathtën por tentativa e tij shkon jashtë.

87′ Prenkoçeviç hedh një top të bukur drejt zonës, por Ajazi nuk e kontrollon ashtu siç duhet.

81’ Prenkoçeviç merr një top shumë të bukur në zonë, por me një gjuajtje me të djathtën gabon të dërgojë topin në kuadrat.

78’ Zëvendësim në radhët e Tiranës. Largohet Hasani dhe futet Limaj.

77’ Kallaku lëshon një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, por Sali tregohet vendimtar me ndërhyrjen e tij, duke ngelur dhe i dëmtuar.yte

67’ Patrik Robson shkakton një ndërhyrje të rëndë ndaj Adolfo Selmanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

58’ Zëvendësim te Tirana. Largohet Toshevski dhe në vendin e tij futet Gjumsi.

54’ Zogaj merr një top të bukur dhe nga distanca tenton të gjejë portën me një gjuajtje, por tentativa e tij përfundon jashtë.

53’ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Morbek dhe në vendin e tij futet Zogaj.

47’ Selmani ndërhyn ashpër ndaj Xhixhës dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

41’ Deliu lëshon një gjuajtje pas një aksioni të bukur nga lojtarët bardheblu, por tentativa e tij përfundon shumë larg kuadratit.

38’ Redon Xhixha rrëzohet dhe kërkon faull, por gjyqtari e ndëshkon atë me të verdhë për shkak të protestave.

37′ Rami hedh një krosim drejt zonës, por Bekaj tregohet i vëmendshëm dhe largon rrezikun.

25′ Tirana mban topin në zonën e Kastriotit, duke mos i lënë mundësi veprimi krutanëve.

16’ Florent Hasani shkëputet mirë dhe në hyrje të zonës lëshon një gjuajtje me të djathtën, por tentativa e tij përfundon jashtë.

15’ Deliu hedh një krosim drejt zonës për të gjetur Ismajlgecin, por topi përfundon në duart e portierit Sali.

6′ Një skemë e bukur nga lojtarët bardheblu në goditjen e dënimit, me Ismajlgecin që tentoi nga distanca, por tentativa e tij përfundon jashtë.

5′ Stojanoviç ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Xhixhës.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

KASTRIOTI –Sali; Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami; Hasani, Karakaçi, Mehmeti; Prenkoçeviç, Morbek, Greca.Trajner:Emiljano Çela.

TIRANA –Bekaj; Toshevski, Behiratçe, Najdovski, Përgjoni; Aleksi, Deliu, Kallaku; Ismajlgeci, Hasani, Xhixha. Trajner:Orges Shehi.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor –Andi Koçi (Durrës)

Asistent i parë – Maringlen Llukmani (Vlorë)

Asistent i dytë –Herald Lisaku (Durrës)

Arbitër i katërt –Albert Doda (Tiranë)

VAR –Indrit Myrtja (Shkodër)

AVAR – Jetmir Podgorica (Shkodër)

306283657_1116222772325071_8080540764436351678_n

Arena e Lajmit


VIDEO/ Tirana harron të fitojë, Kastrioti i merr barazimin në një ndeshje të “fjetur” në Kamëz

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook