“Ambasadori më i mirë i identitetit kombëtar”, presidenti Begaj uron Ismail Kadarenë në 87-vjetorin e lindjes: Ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë

325788854 570250184996099 4698330475986693490 N

Presidenti Bajram Begaj ka uruar sot poetin Ismail Kadare në 87-vjetorin e lindjes.

Kreu i shtetit e ka quajtur Kadarenë ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit shqiptar.

Në një postim në Facebook, Begaj shtoi se poeti ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë.

Postimi i plotë:
Patëm kënaqësinë që së bashku me Armandën, t’i uronim sot ditëlindjen mjeshtrit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

I përkthyer në mbi 45 gjuhë, ai është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë, shkrimtari dhe intelektuali që e ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë.

“Ambasadori më i mirë i identitetit kombëtar”, presidenti Begaj uron Ismail Kadarenë në 87-vjetorin e lindjes: Ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook