Stefano Pioli duket se duhet të ndërrojmë skemën për sfidën përballë Sampdorias, sepse blerja e kësaj vere, Divok Origi, ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë prezent.
Ky është një lajm i keq për trajnerin e kampionëve të Italisë, pasi e kishte planifikuar belgun titullar, për të lënë pushim Olivier Zhirun dhe ta kishte të gatshëm për sfidën ndaj Dinamos së Zagrebit në Champions.
Duket se sulmuesi francez duhet të sforcohet më shumë, pasi ai mbetet e vetmja zgjidhje për Stefano Piolin.
Arena e Lajmit