Napolit i ka mjaftuar një gol në minuat e fundit të sfidës ndaj Specias për të vazhduar me fitoret në kampionatin italian, duke u kthyer përsëri në kreun e Serisë A.
Skuadra napolitane vinte pas një suksesi të rëndësishëm në Ligën e Kampioneve ndaj Liverpulit, por ndaj Specias e kishte shumë më të vështirë që të gjente rrugën e rrjetës, pasi kundërshtarët mbroheshin me forca të shumta. Në fund, në minutën e 89, u desh një gol i një prej afrimeve më të fundit në merkato, Raspadorit, që të siguronte fitoren 1-0 dhe të merrte tre pikë shumë të vlefshme.
Këto tre pikë e kthejnë përkohësisht në kreun e klasifikimit, duke kapërcyer Atalantën, për një rezultat shumë të rëndësishëm për moralin para ndeshjes së radhës në Ligën e Kampioneve si dhe supersfidës me Milanin në fundjavën e ardhshme në Serinë A.
Arena e Lajmit