Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku një furgon me nxënës është aksidentuar.
Gazetari Enver Doçi bën me dije për BalkanWeb se si pasojë kanë mbetur të lënduar disa nxënës, mes të cilëve 5 janë transportuar për në spital.
Automjeti ka dalë nga kontrolli në zonën në afërsi të antenave, ndërsa theksohet se rruga është tejet e amortizuar dhe pa asnjë mbrojtje anësore.
Për pasojë autobusi ka rënë rreth 115 metra në greminë dhe për fat të mirë të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Fillimisht, të plagosurit që janë dërguar në spitalin e Bulqizës janë raportuar si nxënës të shkollës profesionale të minierës, por në fakt janë nxënës shkolle që kanë dalë të mbledhin krom në stoqet e minierës.
Po hetohet në lidhje me shkaqet e aksidentit