“Ajo që ndodhi në ‘Prestige Resort’ na ka futur tmerrin”, kreu i shoqatës italo-shqiptare të emigrantëve: Si më kërkon të bëj biznes në Shqipëri?

Bisnesmebni

Kreu i shoqatës italo-shqiptare të emigrantëve, Luan Hallulli në një lidhje me Skype, në rubrikën “Opinion” në News24 foli për shembjen e “Prestige Resort” dhe zgjedhjet e 14 majit.

Hallulli përmendi rastin e shembjes dhe konfiskimit të “Prestige Resort”, ku tha se ajo që ndodhi i ka futur tmerrin biznesmenëve. Sakaq ai tha se ‘si mund të më kërkohet të bëj biznes në Shqipëri, kur s’kam të drejtë vote?’

“Ajo që ndodhi në ‘Prestige Resort’, na ka futur tmerrin. Me hedhjen në erë të godinës në Golem, i ka bërë njerëzit që të vejnë duart të kokë. Pse duhet hedhur në erë një rezidencë? Shteti ka gjykatë, ka ligj. Këto nuk ndodhin as në vende skandinave. Si më kërkon të bëj biznes në Shqipëri kur s’ka të drejtë vote. Kam 30 vite dhe më takon e drejta e votës”, tha Hallulli.

Sakaq ai u ndal edhe te zgjedhjet e 14 majit, teksa tha se politika shqiptare i ka “shitur” emigrantët dhe se i do vetëm për remitancat e tyre.

“Zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme. Shqiptarët në çdo institucion janë model i çdo komunitete tjetër. Votimi ynë në Shqipëri që s’kemi të drejtë, sa vjen dhe rëndohet më shumë. Kjo pasi unë kudo ku shkoj prezantohem si shqiptar. Të mos kesh të drejtë që të mos votosh në vendin tënd është e pa konsiderueshme.

Unë dua të votoj për vendin tim nga vendi ku jam. Më 30 vite të mos kesh një letër që të mos votosh, e ka bërë Kosova që është 10 vite. Të mos e kemi ne që jemi në mes të Evropës. Jemi të gënjyer nga politika shqiptare. Na premtuan, na ndanë dy certifikata mirënjohje dhe na premtuan pensionet, njohja e patentave por primarja është votimi, gjë që nuk është bërë. Pa të dejtë votimi, do të thotë të mos kesh të drejtë të flasësh. Politika shqiptare na ka shitur, na do vetëm për remitanca. Jetoj në një shtet tjetër dhe votoj atje, pse të mos votoj në shtetin tim?”, tha kreu i shoqatës italo-shqiptare.

Arena e Lajmit

“Ajo që ndodhi në ‘Prestige Resort’ na ka futur tmerrin”, kreu i shoqatës italo-shqiptare të emigrantëve: Si më kërkon të bëj biznes në Shqipëri?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook