U kap me automatik dhe municione, pranga 64-vjeçarit në Krujë

Kruje

Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, ndërsa në pranga ka rënë një 64-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet B. I., banues në Krujë.

NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi fishekësh.

Falë inteligjencës informative, kapet në flagrancë dhe arrestohet 64-vjeçari që posedonte armën dhe municionin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës operacionale të mbështetur nga inteligjenca informative, me fokus evidentimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

-B. I., 64 vjeç, banues në Krujë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik PMSH dhe dhjetëra fishekë luftarak, që mbaheshin pa leje nga shtetasi i arrestuar B. I. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

U kap me automatik dhe municione, pranga 64-vjeçarit në Krujë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook