Pritet zyrtarizimi/ Fqinjët e Shqipërisë kandidatë për organizimin e Botërorit 2030

Arabia Saudite do të kandidojë për të organizuar Botërorin 2030 bashkë me Greqinë dhe Egjiptin. Nëse do të fitonte, atëherë do të ishte hera e dytë që Kupa e Botës do të zhvillohej në dimër, pas turneut të këtij viti në Katar.

FIFA-World-Cup-Hosts

E zbulon “The Times”, e cila konfirmon se qeveritë e të tria vendeve kanë rënë dakord për të shpallur kandidaturën e përbashkët javët e ardhshme. Arabia Saudite do të ishte vendi udhëheqës, i cili do të kontribuonte edhe në mbulimin e kostove të infrastrukturës.

Kjo kandidaturë pritet të kundërshtohet nga Premier Liga dhe kampionatet e tjera kryesore të Europës, të cilat nuk duan një tjetër turne në dimër. Konkurrenca për organizimin e Botërorit 2030 pritet të jetë e lartë. Europën pritet ta përfaqësojë kandidatura e përbashkët Spanjë-Portugali, ndërsa edhe Amerika e Jugut do të tentojë ta rikthejë turneun në kontinentin e saj, teksa ky Botëror përkon me 100-vjetorin e Kupës së parë të Botës, mbajtur dhe fituar nga Uruguai.

Arena e Lajmit


Pritet zyrtarizimi/ Fqinjët e Shqipërisë kandidatë për organizimin e Botërorit 2030

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook