Vetëm tetë trajnerë kanë arritur të grumbullojnë më shumë se 650 pikë në Serinë A italiane, që nga koha kur një fitore është llogaritur me vlerën e 3 pikëve. Një ndër këta tetë është dhe trajneri aktual i Milanit, Stefano Pioli, që me triumfin e sotëm ndaj Sampdorias, shkoi në kuotën e 652 të grumbulluara në total në Serinë A.
56-vjeçari nga Parma, është një ndër trajnerët më të suksesshëm në futbollin italian, teksa arriti të shpallte kampion Milanin sezonin e kaluar. Pioli shpreson që ta rrisë akoma më shumë vlerën e pikëve totale të grumbulluara në karrierën e tij.
650 – Stefano #Pioli (652) has become the eighth manager in the three points for a win era to have picked up 650 points in the #SerieA. Fire.#SampdoriaMilan pic.twitter.com/JplFIi9jsG
— OptaPaolo 🏆 (@OptaPaolo) September 10, 2022
Arena e Lajmit