Kampionët e Milanit triumfuan mbrëmjen e sotme në transfertë ndaj Sampdorias me rezultatin 1-2, falë golave të Mesias dhe Zhiru. Ndërkohë në minutën e 47-të, u regjistrua një karton i kuq.
Protagonist ishte ylli kuqezi, Rafael Leao, teksa në përpjekje për të shënuar me roveshatë, portugezi goditi me shkelm në kokë mbrojtësin e Sampit, Ferrari. Gjyqtari i takimit ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë duke e përjashtuar nga fusha Leaon, teksa futbollisti i Milanit, fitoi zemrën e të gjithëve me gjestin e bërë.
Leao nuk u largua nga fusha deri sa mbrojtësi Ferrari u çua dhe u fashua në kokë, teksa më pas shkoi e përqafoi duke i folur.
Arena e Lajmit