Sherr me thika në qendër të Shkodrës, tre të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë (Emrat)

Shkoder

Sherr me thika në qendër të Shkodrës. Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pranë poliklinikës së qytetit.

Tre të rinjtë Xhejson Plepi, 17 vjeç; Ersid Tula, 16 vjeç; Kledis Hoxha, 16 vjeç kanë mbetur të plagosur me thikë dhe janë transportuar në spital.

Sipas informacioneve të para njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.

Dy të tjerët kanë marrë plagë më të lehta sipas bluzave të bardha. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa po merren në pyetje dhe dy të plagosurit. Në kërkim nga policia është shpallur autori i dyshuar Aldo Hasani.

Sherr me thika në qendër të Shkodrës, tre të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë (Emrat)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook