Fatmir Mediu takohet me kryetarin e Kongresit amerikan, në fokus të bisedimeve agresioni rus dhe influenca e Kinës në Ballkan

Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kongresit Amerikan Kevin McCarthy.

Në një status në rrjete sociale, Mediu tha se në fokus të bisedimeve ishte agresioni rus në Ukrainë si edhe influencën negative të Kinës në Ballkan.

Statusi:

Gjatë darkës me Kongresmenin Pete Sessions me të cilin kam organizuar Forumin e Sigurisë, “Si të kundërbalancojmë agresionin Rus në Ukrainë dhe influencën negative te Kinës në Ballkan” i cili do zhvillohet në dt 31 Janar në Kongresin Amerikan me përfaqësues nga 20 shtete të Europës Juglindore, ishte kënaqësi e veçantë të takoja me kryetarin e Kongresit të SHBA z. Kevin McCarthy.

Në këtë darkë ishim së bashku me kolegen, deputeten e PD znj.Dhurata Cupi.

Arena e Lajmit

Fatmir Mediu takohet me kryetarin e Kongresit amerikan, në fokus të bisedimeve agresioni rus dhe influenca e Kinës në Ballkan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook