Ndarja nga jeta e ish-deputetes Haxhiymeri, Nikolla me mesazh ngushëllimi

Nik

Kjo e shtunë është një ditë zie për politikën shqiptare dhe veçanërisht për Partinë Socialiste, pasi gjatë paradites u mësua lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të pedagoges së mirënjohur të Shkencave Sociale dhe ish-deputetes, Edlira Haxhiymeri.

Për humbjen e koleges së saj ka reaguar edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila ka shprehur një mesazh ngushëllimi.

“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Edlira Haxhiymerit. Edlirën do ta kujtojmë si një pedagoge e shkencëtare të shquar, me kontribute të spikatura për më shumë se tre dekada në Universitetin e Tiranës dhe arsimin shqiptar, në jetën politike e publike, si një aktiviste e palodhur e shoqërisë civile, nënë e bashkëshorte,  qytetare e angazhuar për progresin e shoqërisë dhe të grave e vajzave të Shqipërisë! U prehsh në paqe, Edlirë e dashur!”, shkruan në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Ndarja nga jeta e ish-deputetes Haxhiymeri, Nikolla me mesazh ngushëllimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook