Lajme të mira për Gjimshitin, Gasperini zbulon gjendjen e shqiptarit: Doktori më tha se…

Berat Gjimshiti është padyshim një nga mungesat më me peshë te Kombëtarja shqiptare. Mbrojtësi i Atalantës nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Edi Reja për ndeshjet e shtatorit, ndërkohë që së fundmi, në lidhje me gjendjen e mbrojtësit kuqezi ka folur trajneri i Atalantës, Gasperini, i cili ka zbuluar se rikuperimi po shkon sipas planit.

gjimshiti-i-demtuar-750x430

I pranishëm në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes që zikaltërit do të zhvillojnë ndaj Kremonezes, trajneri Gasperini u shpreh ndër të tjera:

“Për Gjimshitin doktori më tha se fraktura po shërohet mirë, po shërohet sipas parashikimeve. Ai ka ndërruar patericën me mbështjellësen e këmbës”.

Arena e Lajmit


Lajme të mira për Gjimshitin, Gasperini zbulon gjendjen e shqiptarit: Doktori më tha se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook