Në kërkim për përdhunim në Itali, arrestohet në Durrës 46-vjeçari i dënuar me 11 vite burg (EMRI)

1617346265 Policiavlore1

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për përdhunim.

Bëhet fjalë për shtetasin A frim Gjergjin, banues në Durrës, i cili rezulton i dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Romës.

Pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj, Italisë.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor i koduar “Pordenone”, kapet në kohë rekord një shtetas, disa orë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni u zhvillua nga Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe DVP Durrës. Lokalizohet dhe kapet në Durrës, disa orë pas shpalljes në kërkim nga Interpol Roma, dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 46-vjeçari i dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”.

Fast Albania, pas informacioneve të marra nga Interpol Tirana, për një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, ka organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Bazuar në inteligjencën informative, Fast Albania ka lokalizuar në Durrës, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pordenone”, Fast Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës, në lagjen nr.18, Durrës, ka kapur shtetasin Afrim Gjergji, 46 vjeç, banues në Durrës.

Interpol Roma e shpalli në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, ditën e djeshme, pasi Gjykata e Pordenone, Itali, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 46-vjeçari është dënuar nga autoritetet italiane, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me bashkëshorten e tij, duke e kanosur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta fëmijët e tyre.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi provizor i shtetasit Afrim Gjergji. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Në kërkim për përdhunim në Itali, arrestohet në Durrës 46-vjeçari i dënuar me 11 vite burg (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook