TIRANE
Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka shtruar iftar me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit nën përkujdesjen e veçantë të Kryegjyshit Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Të pranishëm në iftar ishin përfaqësues të komuniteteve fetare, drejtues të mediave dhe gazetarë, miq e dashamirës. Në fjalën e tij Kryegjyshi Botëror tha se ky muaj i shenjtë thërret njerëzimin për më shumë dashuri dhe harmoni.
Kryegjyshi Botëror e ka kthyer në traditë të përvitshme shtrimin e iftarit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
[wpcc-iframe title=”Baba Mondi vazhdon traditën disavjeçare, shtron iftar për besimtarët myslimanë” width=”640″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/3e0Dk0F76zI?feature=oembed” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen]