Çavi dhe fitorja në ndeshjen e pezulluar: Situatë e pakëndshme, jeta është para çdo gjëje

Barcelona ka fituar sot një ndeshje të pazakonte duke mundur në transfertë Kadizin me shifrat 4-0. Një sukses i merituar, por që do të kujtohet më shumë për ngjarjen në minutat e fundit, ku një tifoz pësoi kolaps në tribunë. Sfida u ndërpre për shumë minuta dhe skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes derisa situata u normalizua.

sdfsdfsdfsdfsdfsdfsdf

Një vendim të cilin Çavi Hernandez e ka mirëkuptuar, siç tregoi në fjalët e tij pas ndeshjes, ku cilësoi edhe logjik vendimin e mëtejshëm për të rifilluar sfidën.

“Një situatë e pakëndshme për të gjithë, shëndeti dhe jeta janë përpara çdo gjëje tjetër. Për fat të mirë ia dolën që ta ringjallnin këtë person dhe tani është shëndosh e mirë. Të dy palët më pas menduam se ishte e përshtatshme që të rifillonim ndeshjen. Por padyshim që të gjithë shpresojmë për rikuperimin e plotë të këtij personi. Ishte një çështje njerëzore, nuk kishte asnjë gjë tjetër. Në këto momente del në pah cilësia njerëzore”, theksoi trajneri i Barcelonës, i cili sigurisht që i dha rëndësi edhe suksesit të skuadrës së tij.

“Ishte një fitore e rëndësishme në një fushë të vështirë. Kemi krijuar raste, dominuar dhe kemi siguruar tre pikë për të vazhduar përpara”, deklaroi ai.

Arena e Lajmit


Çavi dhe fitorja në ndeshjen e pezulluar: Situatë e pakëndshme, jeta është para çdo gjëje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook