Lutje dhe ankth, Kadizi del me komunikatë zyrtare: Ja çfarë ndodhi në duelin ndaj Barcelonës

Momente paniku u regjistruan në minutën e 81-të në sfidën mes Kadizit dhe Barcenoës. Ndeshja u ndërpre për afro 40 minuta, për shkak të një alarmi shëndetësor nga tribuna jugore.

kadizi portieri

Ekipet mjekësore u drejtuan në ndihmë të tifozit. Në lidhje me ngjarjen, klubi i Kadizit ka dalë në komunikatë zyrtare për sqarimin e çështjes.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KADIZIT:

“Në minutën e 81, ndeshja kundër Barcelonës u pezullua për shkak të një alarmi shëndetësorë nga tribuna jugore. Protokollit i vendosur nga Kryqi i Kuq u vu menjëherë në ndihmë të një burri që kishte pësuar arrest kardiak. Një nga ekipet mjekësorë erdhi në ndihme me defibrilator dhe një monitor për të performuar CPR. Në të njëjtën kohë, Barcelona ofroi një defibrilator shtesë në rast se ishte e nevojshme, e cila u dorëzua nga vetë lojtarët.

CPR rezultoi pozitive pas disa minutash, me pacientin që u transferua drejt Spitalit Puerta del Mar ku po qëndron nën vëzhgim. Një kameramani të zonës i ra të fikët dhe ekipi mjeksëor iu gjend direkt pranë duke mos pasur probleme të mëtejshme.

Klubi dëshiron t’i shprehë falenderimet fansave të pranishëm në tribunë dhe forcave të security për sjelljen e tyre ekzemplare dhe gjithashtu pjestarëve të Kryqit të Kuq për ndërhyrjen e tyre të shpejtë e cila bëri që ky incident të kishte një fund të lumtur.”

View this post on Instagram

A post shared by Cádiz Club de Fútbol (@cadizclubdefutbol)

Arena e Lajmit


Lutje dhe ankth, Kadizi del me komunikatë zyrtare: Ja çfarë ndodhi në duelin ndaj Barcelonës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook