Amir Bilali, ish-futbollisti i Bylisit, Teutës, i cili së fundmi në Superiore ka qenë pjesë e Partizanit, do të vijojë karrierën te skuadra e Akzhajik, në elitën e futbollit të Kazakistanit.
Mbrojtësi 28-vjeçar është zyrtarizuar ditën e sotme, teksa do të nisë një aventurë të re te kjo skuadër. Bilali ishte pjesë e skuadrë së Mezokovesd në Hungari sezonin e skuadër, teksa tashmë do të provojë një eksperiencë në kampionatin kazak. Më herët futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, është aktivizuar edhe me Klincenin në Rumani, Shkupin, Rabotniçkin, NK Çelje, si dhe moshat e Lacios dhe Kremonezes.
Arena e Lajmit