Zgjedhja e Presidentit, Balla: Betohet më 24 korrik, shumë i ndryshëm nga Meta

Balla

Zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës vijon të mbetet një temë e nxehtë dhe shumë e diskutuar në të dy frontet e politikës.

Pas takimeve që zhvilloi ditën e djeshme me krerët e dy partive opozitare, Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur sërish sot nga Fieri për kriteret ku do të bazohet zgjedhja e Kreut të Shtetit.

Ai shprehet se figura e Presidentit nuk do t’i përngjajë aspak atij Kreut të sotëm të Shtetit, por do të jetë i pranuar nga të gjithë.

“Ajo që kemi thënë që në ditën e parë është që ne duam të kemi një kryetar shteti i cili të plotësoj atë që thotë kushtetuta, të jetë një personalitet i gjithëpranuar dhe te tërheqë sa të ketë mundësi dëmin e madh që i ka shkaktuar zyrës së presidentit presidenti në largim. Kandidati që do të marri shumicën e votave duhet të jetë tërësisht u ndryshëm nga Ilir Meta”, tha Balla.

Në vijim, Balla ka theksuar se Presidenti ose Presidentja e re do të bëj betimin dhe do të jetë në zyrë më 24 korrik.

“Kuvendi i Shqipërisë po merr kohën e duhur sipas afateve kushtetuese për të zgjedhur Presidentin ose Presidenten e Republikës. Nuk shoh asnjë vështirësi në këtë aspekt”, ka nënvizuar ai.

Zgjedhja e Presidentit, Balla: Betohet më 24 korrik, shumë i ndryshëm nga Meta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook