VIDEO/ Ecuri fantastike, Sioni i Tramexanit dhe Balotelit shtang kryesuesit e kampionatit

Sioni i Paolo Tramexanit, ku aktivizohet sulmuesi italian Mario Baloteli, është shndërruar në faktor në kampionatin zviceran të futbollit, teksa ditën e sotme mposhtën me rezultatin 1-2, kryesuesit e St.Galen, duke regjistruar kështu triumfin e dytë radhazi.

SION

Me këtë fitore, Sioni u ngjit në kuotën e 14 pikëve, 1 më pak se St.Galeni i vendit të parë. Me këtë ecuri duket se skuadra e trajnerit Tramexani, ish-ndihmësit të De Biazit te Shqipëria, do të synojë objektiva madhore këtë sezon.

Sfidën e radhës bardhekuqtë do e luajnë ndaj Uinterthurit të vendit të fundit në shtëpi, një shans i artë ky për t’u ngjitur akoma më shumë në renditje.

TRAMEXANI

Arena e Lajmit

 


VIDEO/ Ecuri fantastike, Sioni i Tramexanit dhe Balotelit shtang kryesuesit e kampionatit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook