Bajerni ngeci në shtëpi përballë Shtutgartit duke i komplikuar më shumë gjërat në Bundesligë. Gjithasesi ajo që ra në sy në këtë përballje, ishte goli i Matis Tel në minutën e 36’.
Sulmuesi i sapoardhur këtë sezoni te bavarezët, duket se e ka nisur në formën më të mirë, duke fituar besimin e Julian Nagelsman.
Me golin e tij përballë Shtutgartit, francezi u bë lojtari më i ri në historinë e Bajernit që shënon në Bundesliga, vetëm në moshën 17-vjeçare e 136 ditë.
Ky ishte goli i dytë që ai shënon me kampionët e Gjermanisë, pas atij të disa ditëve më parë në Kupën e Gjermanisë përballë Viktoria Këln, të cilën Bajerni e fitoi me rezultatin 0-5.
Arena e Lajmit