Bernardo Silva ka qenë një nga lojtarët që Barcelona e dëshironte me çdo kusht në merkaton e verës.
Katalanasit shpresuan deri në fund për të arritur të sillnin në “Camp Nou” mesfushorin e Mançester Sitit.
Por në fund, portugezi qëndroi në “Etihad”. Fillimisht ishte shefi ekzekutiv i Mançester Sitit, Ferran Soriano, ai që e quajti të pamundur transferimin e Bernardo Silvës te Barcelona.
Por tani që gjithçka ka përfunduar, është kthyer të flasë dhe babai i mesfushorit. Paulo Silva ka shpjeguar përse nuk u arrit një marrëveshje mes Barcelonës dhe Mançester Sitit që do të çonte në transferimin e djalit të tij në Spanjë.
“Kishte shumë biseda, shumë diskutime, por Barcelona nuk bëri asnjë ofertë konkrete kur ishte koha për ta bërë. Barcelona u kujtua vonë, por atëherë nuk kishte më kohë për asnjë lëvizje. Gjërat duhet të rrjedhin në mënyrë racionale, jo emocionale”, tha babai i Bernardos.
Arena e Lajmit