VIDEO/ Goli i Muriqit nuk i mjafton Majorkës, Reali i Madridit vazhdon me marshin e fitoreve

Reali i Madridit vazhdon të fitojë, me skuadrën e drejtuar nga Karlo Ançeloti që vazhdon të kryesojë me pikë të plota në La Liga.

valverde

Kësaj radhe, “Galaktikët” kishin përballë në “Santiago Bernabeu” Majorkën e Vedat Muriqit.

Miqtë e nisën mjaft mirë takimin, me një gol të shënuar nga sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës në minutën e 35’.

muriqi

Gjithsesi, Reali u tregua dominues, duke barazuar në fundin e pjesës së parë me Valverden dhe në pjesën e dytë gjeti avantazhin me Vinicius. Në fund të takimit ishin Rodrigo dhe Rudiger që vulosën gjithçka, me sfidën që përfundoi 4-1.

Reali vazhdon të jetë e vetmja skuadër në “Top 5” ligat më të mira europiane që vazhdon të ketë vetëm fitore.

REZULTATI:

REAL MADRID 4-1 MAJORKA

Valverde 45+3′, Vinicius 71′, Rodrigo 89′, Rudiger 90+3′ / V. Muriqi 35′

RASTET KRYESORE:

90+5′ Mbyllet sfida!

90+3′ GOOOL REAL MADRID 4-1/ Toni Kros hedh një top të bukur në zonë dhe Rudiger gjen rrjetën me një gjuajtje me të majtën shënon.

89′ GOOOL REAL MADRID 3-1/ Rodrigo lëviz bukur drejt zonës duke kaluar dy kundërshtarë dhe më pas çon topin në rrjetë.

71′ GOOOL REAL MADRID 2-1/ Rodrigo jep një top të bukur drejt Vinicius, me këtë të fundit që nuk gaboi përballë portierit.

61′ Lukas Vaskez lëshon një gjuajtje të bukur nga distanca, por tentativa e tij nuk shkon në kuadrat.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+3′ GOOOL REAL MADRID 1-1/ Valverde ecën bukur drejt zonës dhe në hyrje të saj lëshon një gjuajtje me të majtën e cila përfundon në rrjetë.

35’ GOOOL MAJORKA 0-1/ Vedat Muriqi merr një top të bukur në ajër nga Li dhe me një gjuajtje me kokë mposht Kurtuan.

2’ Muriqi kalon me një lëvizje fantastike Rydigerin dhe lëshon një gjuajtje drejt portës, por Kurtua e ndal duke çuar topin në goditje këndi.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

REAL MADRID – (4-3-3):Kurtua; Vazkez, Rudiger, Alaba, Mendi; Valverde, Kros, Sebajos; Rodrigo, Hazard, Vinicius JR. Trajner:Karlo Ançeloti.

MAJORKA – (5-3-2):Rajkoviç; Mafeo, Valjent, Raijo, Nastaziç, Kosta; Ruiz de Galarreta, Rodrigez; Li, Vedat Muriqi.Trajner:Havier Agirre.

FOR

RENDITJA:

132132132132132

Arena e Lajmit


VIDEO/ Goli i Muriqit nuk i mjafton Majorkës, Reali i Madridit vazhdon me marshin e fitoreve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook