“Rezultate spektakolare”, Meta vlerëson qeverinë e Kosovës: Në 2 vite u përmirësuan me 20 vende në indeksin e antikorrupsionit

Meta 1

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vlerësuar arritjet e Kosovës në dy vite qeverisje, duke thënë se ka arritur përmirësimi me 20 vende në indeksin e antikorrupsionit.

Në një reagim të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook, Meta uron qeverinë e Kosovës, teksa thotë se këto rezultate janë si pasojë e zgjedhjeve të ndershme, mirëqeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies.

“Zgjedhjet e ndershme, mirëqeverisja, transparenca dhe Llogaridhënia japin rezultate spektakolare vetëm në dy vjet, siç është edhe përmirësimi me 20 vende i Kosovës në indeksin e antikorrupsionit nga Transparency International!Urime Qeverisë së  Kosovës, institucioneve dhe popullit të saj”, shkruan Meta.

“Rezultate spektakolare”, Meta vlerëson qeverinë e Kosovës: Në 2 vite u përmirësuan me 20 vende në indeksin e antikorrupsionit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook