“Ishte një emocion i vërtetë goli në transfertë”, Trumçi: Objektivat e Bylisit? Pse jo Kupat e Europës…

Bylisi arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin minimal 0-1 përballë Laçit në transfertë. Në një prononcim për “Oversport”, autori i golit të vetëm, Aleksandër Trumçi, nuk e fshehu gëzimin për këtë fitore.

trumci

“Të them të drejtën ishte emocion i vërtetë goli se ishte tansfertë shumë e vështirë. Laçi duhet vlerësuar në maksimum se është ekip i fortë dhe kjo fushë është e vështirë për pikë. Kemi gjatë gjithë javës që jemi përgatitur, njihemi prej tre vitesh të gjithë dhe jemi nisur për të marrë këtë fitore.

Objektivat? Të ecim sa më shumë, pse jo të arrijmë Kupat e Europës. Kemi ekip shumë të mirë me çuna të rinj.

Ishte një ndeshje e pritshme pasi jemi përgatitur shumë mirë dhe kemi ardhur për të marrë pikët. Ishte e vështirë por me shpirt e zemër në fushë arrihet gjithçka.

Në fillim te Bylisi e kam nisur si sulmues, në miqësore e kam luajtur si sulmues, kam shënuar edhe gola. Por pastaj jam koordinuar si mbrojtës krahu i djathtë. Pse jo të luaj në sulm por edhe aty është pozicion i preferuar”, tha Trumçi.

Arena e Lajmit


“Ishte një emocion i vërtetë goli në transfertë”, Trumçi: Objektivat e Bylisit? Pse jo Kupat e Europës…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook