Kjo është Migena Sinani, nëna e dy fëmijëve e cila u ekzekutua mëngjesin e sotëm me armë zjarri nga kunati i saj në Tiranë.
37-vjeçarja ishte duke fjetur gjumë në dhomën e saj, së bashku me fëmijën e mitur, kur Roland Sinani, e qëlloi për vdekje me armë. Menjëherë pas ngjarjes, ai ka vrarë edhe veten në oborrin e banesës.
43-vjeçari, ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar, punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë. Në banesë kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë.